Sociale

Sociale Më shumë

Me antarsimin në BE mjetet për sektorin civil do të shkojnë nëpëmjet Qeverisë

Prej tvteuta14 June 2017

Në ditën e partë të takimit rajonal “Të punohet së bashku” , shefi i sektorit për bashkëpunim të Delegacionit europian në Mal të Zi, Andre Lis, tha se në Ballkanin Perendimor nuk ekziston një besim i ndërsjelltë në mes qeverive dhe sektorit civil. Mjetet që do të përdoren në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2020 do të shkojnë për forcimin e kapaciteteve, por me antarsimin në BE ato do të shkojnë nëpërmjet Qeverisë drejt sektorit civil, prandaj është e rëndësishme që vendet të marrin përgjegjësinë për këto mjete, tha Lis. Që ato të përdoren në mënyrën e duhur, tha Lis, nevojiten të plotësohen së paku dy kushte, besimi  i ndërsjellët në mes qeverisë dhe sektorit civil, si dhe vendosja e sistemit të menaxhmimit financiar.