Në shkollën fillore “Marko Nuculloviq” vazhdojnë regjistrimet për klasë të parë
Prej tvteuta14 June 2017
Në shkollën fillore “Marko Nuculloviq” në Shtoj për vitin shkollor 2017/2018 gjërë më tani janë regjistruar 8 nxënës në gjuhën shqipe dhe 4 nxënës në gjuhën malazeze. Siç thotë drejtori i këtij institucioni Dul Asllani, regjistrimet vazhdojnë deri me fillimin e vitit shkollor, pra deri në fillim të muajit shtator. Drejtori Asllani është i kënaqur me sukseset e arritura të nxënësve si gjatë procesit mësimor, ashtu dhe me aktivitetet e tyre jashtëshkollore, por nuk lë pa përmendur dhe përkushtimin e mësimdhënësve.