Më 7 dhjetor, ceremoni përkujtimore për Masakrën e Hotit

Prej tvteuta14:54, 25 Nëntor 2019

Me rastin e 100 vjetorit te MASAKRËS SE HOTIT TË VITIT 1919, pasardhësit e të ekzekutuarve në këtë masakër të përgjakshme, me iniciativën dhe mbështetjen e diasporës, do te organizojë një ceremoni përkujtimore.

Veprimtaria ku do të vendoset edhe një pllakë përkujtimore zhvillohet me dt. 07 dhjetor 2019, ora, 12,oo tek kisha e Hotit, në fshatin Kushe, Malësi e Madhe.

Në këtë ceremoni   do të marrin pjesë edhe kryetari i Bashkisë Malesi e Madhe  Tonin Marinaj dhe kryetari i  Komunës se Tuzit Nik Gjeloshaj.

 Të pranishmit do ti përshëndesin disa nga pasardhësit e viktimave të masakrës  serbo – malazeze të vitit 1919.

Në emer të komisionit organizator do të pershendesë prokurori shqiparo amerikan  Gjon Juncaj.

  • Mr. Lukë Junçaj do te flasë për historikun e ngjarjes, Masakra e Hotit e vitit 1919.
  • Sekretari  i Seksionit te Shkencave Shoqerore dhe Albanologjike te Akademise se Shkencave te Shqiperise, Akademik.As. Shaban Sinani, do te mbaje  kumtesen  Koha nuk e zbeh historine.

  • 1

    Radio