Aktuale Më shumë

Më 5 mars hedhja e shortit për renditjen e listave

Prej tvteuta16:33, 4 Mars 2022

Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Ulqinit, Vlladimir Filipoviq, tha për Televizionin Teuta se janë konfirmuar pesë lista zgjedhore, ndërsa një listë është refuzuar për shkak të dorëzimit me vonesë.

“Të gjitha listat zgjedhore janë dorëzuar në orët e vona, nga ora 17 deri në 23. Komisioni ka konstatuar se katër lista i plotësojnë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 46 të Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, një listë është dërguar për rishikim dhe dje ka plotësuar pjesën e munguar të dokumentacionit dhe ajo listë është vërtetuar. Me votim komisioni ka marrë vendim për refuzimin listës së Aleancës Patriotike-Komite “Për nderin e Ulqinit”, e cila nuk i ka plotësuar kushtet e parapara me ligj”, tha Filipoviq.

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve mblidhet çdo ditë, ndërsa shorti i renditjes së listave zgjedhore në fletën e votimit do të mbahet të shtunën, më 5 mars, në orën 11 në sallën e vogël të Kuvendit të Komunës. Pas përcaktimit të renditjes së listave zgjedhore, në faqen e komisionit, të interesuarit mund të ndjekin kalendarin e e zhvillimit të aktiviteteve zgjedhore.

  • 1

    Radio