Kulturë Më shumë

Me 26 korrik hapja e panairit të 19-të librit “Ulqini 2019”

Prej tvteuta10:17, 25 Korrik 2019

Të premten me 26 korrik në orën 20.00, në shetitoren e Ranës në Ulqin do të bëhet hapja solemne e Panairit të 19-të të librit, “Ulqini 2019”. Në ceremoninë e hapjes së panairit, përveç kryetarit të komunës Loro Nrekiq, do të marrë pjesë edhe ministri i kulturës Aleksandër Bogdanoviq, ministri i kulturës i Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismajli, si dhe ministri i turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi. Të ftuar special të edicionit të sivjetëm do të jenë edhe shkrimtarët Ballsha Brkoviq dhe Fatos Kongoli. Në panair kanë konfirmuar pjesmarrjen rreth 50 botues nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja. Organizatorë të panairit të librit janë Komuna e Ulqinit, Organizata turistike, Instituti i librit nga Tirana dhe Qendra për kulturë në Ulqin. Panairi do të jetë i hapur deri më 31 korrik.

  • 1

    Radio