TURIZËM Më shumë

Me 25 dhe 27 janar hapja solemne e pikëvrojtimeve në Valdanos dhe Shtegvashë

Prej tvteuta16:14, 23 Janar 2018

Ashtu si shumë destinacione të tjera turistike, edhe Ulqini do të ketë pikat e vrojtimit të ndërtuara nga Organizata Turistike e qytetit, njërin në Valdanos dhe tjetrin në Shtegvashë. Hapja solemne e këtyre pikvrojtimeve do të bëhet të enjten me 25 janar në Valdanos, kurse asaj në Shtegvashë ditën e shtunë me 27 janar. Në të dy pikëvrojtimet , Organizata Turistike ka montuar ulëset solare , të cilat sigurojnë wi-fi falas dhe mbushjen e celularëve. Ulëset kanë edhe ndriçimin led që furnizohet nga energjia diellore, me çka pikëvrojtimet do të jenë të ndriçuara gjatë gjithë kohës. Nga Organizata Turistike e Ulqinit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në hapjen e këtyre pikëvrojtimeve në ditët e larpërmendura.

 

  • 1

    Radio