Me 21 prill matura eksterne
Prej tvteuta15:30, 19 Prill 2017
Me 21 prill ditën e premte 217 maturantë të Qendrës Shkollore të Kombinuar “Vëllazërim Bashkim” do ti nënshrtohen provimit të maturës eksterne. Pyetjet dhe teksti vjen i gatshëm nga Ministria e arsimit ditën e provimit. Nxënësit i nënshtrohen provimit të gjuhës amtare ndërsa matura interne ka të bëjë me lëndët zgjedhëse që jepen para komisionit të shkollës. “Nxënësit janë më kohë të njoftuar dhe në përgjithësi janë përgatitur ,gjithashtu janë të përgatitur edhe 20 mësimdhënës që do të përcjellin mbarëvajtjen e testimit .
Ato janë të caktuar nga këshilli i shkollës, ndërkohë që priten edhe 3 mbikyrës nga Podgorica” , shprehet drejtori i shkollës Hysejn Katana. Përgatitja e testeve është bërë nga Qendra testuese pranë Ministrisë së Arsimit, ku edhe do të bëhet vlerësimi i tyre. Në bazë të përvojës shumëvjeçare, drejtori Katana shprehet se është i knaqur me rezultatet që gjerë më tani kanë arritur maturantët në testimet e provimit të maturës,por veçon nxënësit që vijojnë gjimnazin. Katana apelon tek maturantët që të bazohen në njohuritë e tyre,mos të kpjojnë,dhe mos të përdorin telefonat,sepse mund të vijë deri tek largimi i tyre nga provimi.