Aktuale Më shumë

Me 20 vota pro shkarkohet Bajraktari, pritet emërimi i kryetarit të ri

Prej tvteuta00:40, 30 Maj 2024

Me 20 vota pro, 3 kundër dhe 1 përmbajtur këshilltarët kanë votuar shkarkimin e kryetarit të Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari.

Procedura për shkarkimin e Bajraktarit është nisur nga shumica zyrtare e re parlamentare e përbërë nga Forca, Partia Demokratike, Partia Demokratike e Socialistëve , Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Social Demokratët, Partia Social Demokratike dhe Partia Boshnjake. Nisma për shkarkimin e Bajraktarit është dorëzuar zyrtarisht nga këshilltari i Forcës, Ilir Çapuni. Shumica e re tani në parlamentin vendor përbëhet nga 21 këshilltarë, nga gjithsej 33.
Në opozitë janë Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Demokratët, të cilët nuk ishin pjesë e qeverisë as në dy vitet e mëparshme, ndërsa nga tani në opozitë gjendën edhe URA dhe Alternativa Shqiptare.

  • 1

    Radio