Aktuale Më shumë

Me 2 gusht do te mbahet manifestimi “Diaspora ne vendlindje”

Prej tvteuta14:07, 10 Korrik 2022

Me datën 2 gusht do të mbahet manifestimi I madh me këngë dhe humor “Diaspora në vendindje”, ku sponsor general është Albi’s party. Manifestimi kulturor do të mbahet në restoranin Lamiga, kurse pjesëmarrës të kësaj mbrëmje argëtuese do të jenë këngëtarët:Gëzim Nika ,Elizabeta Marku, Eli Malaj, Lulka Merkulaj, Hajro Ceka, Valdet Luka, Suad Mehmedi, Muzafer Koliqi, Samir Veliq Acoustig Band, Jenuz Muharremi, Nezhad Kaleziqi, Gjylie Pelingu, Eliza Markiq dhe Ramazan Islami, si dhe humoristat e njohur nga Shkodra: Zyliha Miloti, Drande Xhai dhe Muhamet Cekini. Sponsor të mbrëmjes do të jenë: Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike, KKSH në Mal të Zi, Ministria për të drejtat e pakicave në Mal të Zi dhe Shoqata “Ulqini” nga New Yorku.

Të gjithë janë të mirëpritur të vinë në këtë mrëmje festive e cila do të zhvillohet në mes të këngës dhe humorit.

  • 1

    Radio