Trajnim i farmacistëve për dhënein e recetave
Prej tvteuta18 September 2017
Në vazhdën e projektit “Me recetë në farmacitë private”, në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore prej 13 shtatorit ka filluar trajnimi i farmacistëve për përdorimin e një aplikacioni të dedikuar për realizimin e recetave në farmacitë private, i cili fillon më 1 tetor 2017. Trajnimi realizohet nga punonjësit e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në bashkëpunim me kompaninë partnere dhe do të zgjasë deri më 19.shtator.. Plani parasheh që në periudhën prej 13 deri me 19 shtator dy farmacistë nga secila prej168 farmacive private me të cilët Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka kontratë, të përfundojnë trajnimin. Duhet të theksohet se në periudhën e ardhshme është planifikuar mundësimi i lidhjes së farmacive me Sistemin e integruar të informacionit shëndetësor (ISIS) nëpërmjet Web Service, për çka farmacitë e interesuara do të informohen me kohë. Këto aktivitete janë një vazhdim i aktiviteteve të zbatuara nga Fondi për të informatizuar të gjitha segmentet e sistemit shëndetësor nëpërmjet zhvillimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit.