Me 1 gusht: Festivali folklorik “Alpet shqiptare” në Vuthaj
Prej tvteuta24 July 2017
Tashmë ështe bëre traditë njëzetvjeçare që të mbahet Festivali folklorik “Alpet Shqiptare” në fshatin Vuthaj, Plavë-Guci me 1 Gusht. Këtë vit do të ketë zhvillime te reja ku festivali do te zgjase tri ditë. Gjithashtu, do te perurohen dy shtëpi të reja të ndërtuar nga Fondacioni “Plavë – Guci” me seli në New York për familjet në nevojë. Do të përurohet edhe emisioni kulturor “Bukuritë natyrore dhe vlerat kombëtare shqiptare në Plavë-Guci” si dhe ndërtimi i ri i Shtëpisë kulturore në Vuthaj. Aktivitetet vijojne : 30.07.2017
-
- Do te keni mundesinë te merrni pjesë ne dorëzimin e dy shtepive te reja qe i kemi dhuruar familjeve ne nevoje. Fondacioni “Plavë-Guci” ka financuar dhe ndertuar shtepi per bashkatdhtaret Haxhi Goçaj, Vuthaj dhe Zef Vukaj, Gerçar. Pranim dhe dorezimi i çelsave te shtepive te reja te ndertuara per familjet Qosaj dhe Vukaj.
- Emisioni Kulturor: prezantimi i projektit “Bukurite natyrore dhe vlerat kombetare shqiptare ne “Plave-Guci”.https://www.facebook.com/plavegucifoundation/posts/1573955162675142 Promovimi i emisionit dhe perurimi i shtepive do te mbahen me date 30.07.2017 ne pallatin e kultures ne Guci duke filluar nga ora 17:00.
- Fillon festivali mbarekombetare “Kenga dhe vallja na bashkon” i cili zgjat 2 ditë, deri me daten 31. 07.2017 .
- Vazhdon festivali mbarëkombetarë “Kenga dhe vallja na bashkon” i cili zgjat 2 ditë deri me daten 31. 07.2017
- Tubimi madhështor tradicional “Mire se vini ne Alpet Shqiptare Vuthaj 2017”, kenge dhe valle folklori nga zona Plavë-Guci dhe nga gjithe Shqiptaria. Ky manifestim organizohet nga shoqata “Alpet Shqipetare” dhe marrin pjesë grupe folklorike nga Shqiperia, Kosova dhe gjithe trojet shqiptare. Diaspora do te marrë pjesë masivisht ashtu si ne vitet e kaluara.
- Do te perurohet edhe ndertimi i ri i Shtepisë Kulturore ne Vuthaj. Ky objekt esht financuar nga bashkatëdhetaret nga New Yok dhe Europe