Rajoni/Bota Më shumë

Mbytet barka me emigrantë, 7 viktima

Prej tvteuta11:59, 16 Tetor 2015

Një tragjedi e re ka ndodhur orët e fundit në brigjet e ishullit grek Lesbos. Shtatë refugjatë nga Siria kanë gjetur vdekjen disa milje larg ishullit, kur një anije e marinës greke është përplasur me barkën që i sillte ata nga brigjet turke. Midis viktimave janë dy gra, një burrë dhe katër fëmijë, një prej tyre foshnje disa muajshe. Sipas të mbijetuarve, tre prej fëmijëve i përkisnin të njëjtës familje. Aksidenti tragjik ka ndodhur kur trafikanti turk që sillte 39 refugjatë, duke marrë nga secili prej tyre 1500 dollarë, i ka braktisur ata pasi ka hyrë në ujrat greke dhe është larguar më pas me një motoskaf të vogël, përsëri drejt Turqisë.

  • 1

    Radio