Rajoni/Bota Më shumë

Mbyllet aeroporti i Manchesterit, bora nuk lejon ngritjen

Prej tvteuta18:05, 19 Janar 2023

Reshjet e dendura të borës kanë detyruar mbylljen e përkohëshme te aeroportit të Manchesterit këtë mëngjes.
“Shëndeti dhe siguria “do të jenë gjithmonë prioriteti ynë kryesor”, thuhej në njoftimin e postuar në Tëitter ku shpjegohej bllokimi i dy pistave dhe këshilloheshin pasagjerët të kontaktonin me linjën e tyre ajrore për informacionet më të fundit. Pas një pezullimi prej 2 orësh e gjysmë, fluturimet kanë rifilluar bashkë me falenderimet e drejtuara pasagjerëve për durimin e tyre…
Ankesat megjithatë nuk munguan, pasi disa udhëtarëve shkruan në rrjetet sociale se ishin përballur me vonesa të shumta e paskësaj, kishin pritur një orë të ulur në avionin që “nuk shkonte askund”.
Pas mbylljes së pistave, një fluturim i Virgin Atlantic nga Atlanta u devijua nga Mançesteri në Londër, sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24. Situata e rënduar ishte pasojë e rënies së temperaturave në minus 10 gradë Celsius në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar gjatë natës, ndërkohë që Manchesteri vetë u vendos nga zyra e Metereologjisë në paralajmërim të verdhë për një përkeqësim të motit dhe probleme të mëtejshme me borën e akullin.

  • 1

    Radio