Kulturë Më shumë

MBRËMJE LETRARE ME AUTOREN GLADIOLA BUSULLA (JORBUS)

Prej tvteuta13:07, 26 Mars 2019

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit – Ulqin, organizuan të shtunën, më 23 mars 2019, mbrëmjen letrare “Pranverë poetike me Gladiolë”, me autoren Gladiola Busulla (Jorbus).Në bashkëbisedim me moderatoren e mbrëmjes, udhëheqësen e Bibliotekës, Ardita Rama, shkrimtarja nga Durrësi ka folur për prejardhjen e të parëve të saj nga Ulqini dhe lidhjen e saj të ngushtë me këtë qytet, frymëzimin poetik, temat e saj të preferuara etj. Vetë Busulla ka lexuar poezi nga krijimtaria e saj, sikurse edhe moderatorja e takimit dhe disa pjesëmarrës nga publiku, duke u bërë pjesë aktive e mbrëmjes. Në emër të organizatorit, të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, kurse poeti dr. Argëzon Sulejmani ka paraqitur një vështrim mbi librin “Namatisje – Refleksione”.Bukurinë këtij aktiviteti ia ka shtuar këngëtari Suad Mehmeti dhe bendi “Djemtë e Ulqinit”, të cilët kanë kënduar disa këngë dhe e kanë shoqëruar autoren gjatë leximit të poezive.

  • 1

    Radio