Aktuale Më shumë

Mbrëmje homazhi dhe përurim i dy librave të mr. Riza Rexhës

Prej tvteuta10:20, 13 Nëntor 2017

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”mbrëmë në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin organizuan  përurimin e librave “Ulcinj za vrijeme Albanske prizrenske lige 1878-1881” dhe “Ulcinj i politika Crne Gore 1881-1912” të mr. Riza Rexhës.

Në fakt, këto dy libra janë përkthime të botimeve në gjuhën shqipe të librave “Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881”, i botuar në vitin 1998, dhe “Ulqini dhe politika e Malit të Zi 1881-1912”, i botuar në vitin 2005.  Me këtë përurim, njëkohësisht u përkujtua  edhe mësimdhënësi, historiani dhe personaliteti i nderuar të arsimit, kulturës shqiptare në Mal të Zi dhe të historiografisë shqiptare, mr. Riza Rexha, i cili u nda nga jeta para një viti, më 12 nëntor të vitit të kaluar.

  • 1

    Radio