Mbrëmje fetare në hotelin “Mediteran”
Prej tvteuta15 October 2015
Bashkësia Islame e Ulqinit organizon mbrëmje fetare me rastin e Vitit të Ri islam (hixhretit) 1437. Mbrëmja do të organizohet ditën e enjte, 15.10.2015, me fillim në ora 20.00 në hotel “Meditran”. Në mbrëmje do të ligjërojë zyrtari i meshihatit Omer ef. Kajoshaj, kurse kuran, ilahi dhe salavate do të këndojnë Ismail ef. Hysi, Ali ef. Bardhi, Besim ef. Cura dheMirsad ef. Muçaj. Për të pranishmit në fund do të ketë edhe një koktej të rastit.