Aktuale Më shumë

Mbrëmje autoriale me shkrimtarin Ibrahim Berjashi

Prej tvteuta11:19, 30 Qershor 2022

Në librarinë Ulqini u mbajt mbrëmje autoriale me shkrimtarin Ibrahim Berjashi, e cila u organizua nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në kuadër të edicionit të 29-të të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”.

Kjo është mbrëmja e tretë që u organizua në kuadër të këtij edicioni. Më herët janë mbajtur mbrëmje autoriale me poeten shkodrane Ledia Dushi dhe shkrimtarin nga Kosova, Ibrahim Kadriu. Ndërsa  kjo mbrëmje autoriale u kushtua një autori vendas, shkrimtarit Ibrahim Berjashi.

Berjashi foli për manifestimin letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”, pasi që ai është një ndër themeluesit e këtij manifestimi që këtë vit do të shënojë edicionin e 30-të. Gjithashtu foli edhe për

Lidhja e krijimtarisë së tij me vendlindjen, jetën e dyzuar ndërmjet gazetarisë dhe letërsisë, për letërsinë për fëmijë e të tjera.

 

  • 1

    Radio