Sociale Më shumë

Mbrëmë u mbajt koncerti i parë i sezonit koncertor “Vivo”

Prej tvteuta11:55, 24 Dhjetor 2016

Në galerinë e arteve të Qendrës për Kulturë , mbrëmë u mbajt koncerti i parë i sezonit koncertor “Vivo”, në të cilin repertoarin e vet e prezantoi kori “Rozafa Expression” nga Shkodra, nën dirigjentin e njohur Zef Çoba.

Të pranishmit patën mundësi të shijojnë interpretim të shkëlqyer të pjesëve muzikore europiane, atyre shkodrane, por edhe të viseve të tjera shqiptare. Një nga pjesët me mbresëlënëse të mbrëmjes ishte interpretimi i shkëlqyer i “Ave Marias” nga sopranoja Gjylie Pelingu, e ndjekur nga kori.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio