Sociale Më shumë

Mblidhet Trupi komunal për mbrojtje dhe shpëtim: Qytetarët të repsektojnë masat

Prej tvteuta20:20, 3 Tetor 2020

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës Loro Nrekiq  u mbajt takimi i  Trupit komunal të  mbrojtjes dhe shpëtimit  ku në qendër të vëmëndjes  ishte situata  aktuale epidemiologjike , rritja e numrit të  të infektuarve me Covid 19 në Komunën e Ulqinit  dhe shkelja e vazhdueshme e masave  të  Trupit Kordinues Nacional .  Pas analizës së  të situatës e cila mbizotëron në qytetin tonë,  sollën  këto përfundime dhe rrekomandime.

1I tërhiqet vëmëndja qytetarëve  që rreptësisht ti përmbahen  masave të  ruajtjes së distancës dhe  mbajtjes së maskës  në hapsira të mbyllura  dhe ata të hapura.

  1. I rekomandohet organeve të inspeksionit  që të   ndërmarin masa represive deri në mbyllje të objektit hotelier  atyre që nuk i përmbahen masave të Këshillit Koordinues nacional , kur është fjala për  numrin e mysafirëve  në ambiente të mbyllura ,rrespektimin e orarit të punës  për objekte të këtij lloji që në komunën tonë është nga ora 06,00 deri në orën 24,00.

3.Taxistët  dhe bartësit e udhëtarëve  janë të obliguar  që  të mbajnë  maska mbrojtëse dhe pas çdo  udhëtimi  të bëjnë  dezinfektimin e  hapsirave në automjete.

4.SHPK ,,Veprimtaritë komunale,,në koordinim me Shërbimin për mbrojtje dhe shpëtim  të vazhdojnë me  larjen dhe  dezinfektimin e  rrugëve dhe hapsirave  publike.

5,Ti tërhiqet vëmëndja  qytetarëve  që të rrespektojnë  masat  e TKN  për  ndalimin e ceremonive të dasmave dhe morteve .

6.I rekomandohet Bashkësive fetare  që ritualet fetare në objektet fetare ti zhvillojnë pa prezencën e qytetarëve.

7.Në realizimin e masave të TKN dhe atij komunal për mbrojtjen dhe shëtimin do të bëhen  aktivitete të koordinuara  te inspeksionit  shteror ,Drejtorisë së policisë , Njësia Ulqin , Shërbimit të policisë komunale  dhe inspeksionit  lokal turisti, htuhet në komunikatën për media.

 

  • 1

    Radio