Mblidhet shtabi i emergjencës, gjendje e jashtëzakonshme në Ulqin

Prej tvteuta11:29, 10 Korrik 2019

Moti i keq i cili mbrëmë goditi Komunën e Ulqinit, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, por farmirësisht jo viktima në njerëz, tha në mbledhjen e Shtabit të emergjencës kryetari Loro Nrekiq. Në terren ndodhen 9 skuadra të zjarrfiksëve të cilët janë të angazhuar në situata të ndryshme. Sektori i sigurisë deri në orën 9 ka regjistruar 40 automjete të dëmtuara . Vendbanimet rreth Ulqinit që furnizohen nga trafostacionet e Gaçit dhe Shtojit janë pa energji elektrike. Kryetari Nrekiq knfirmoi se të gjitha skuadrat jnë në terren dhe do të bëjnë ç’është e mundur që të gjitha rrugët të jenë të kaluaeshme, kurse komuna ka formuar edhe komisionin për përcaktimin  e dëmeve të shkaktuara. Komuna, tha Nrekiq, do të ndihmojë sipas mundësive të veta në sanimin e dëmeve dhe u bëri thirrja qytetarëve për durim.

Qytetarët në rast nevoje kanë në dispozicion numrat e mëposhtëm.

Drejtoria e policise –  122

Zjarrfikesit – 123

Ndihma e shpejte – 124

Policia Komunale– 069/338 – 148

  • 1

    Radio