Mblidhet Kuvendi i Malit të Zi: Refuzohen propozimet e DF dhe PSD
Prej tvteuta16:17, 4 Mars 2020
Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi janë mbledhur sot në Cetinë në seancën e parë të rregullt parlamentare të këtij viti. Nga Fronti Demokratik kanë kërkuar që në rend të ditës të vendoset edhe Propozim ligji për pasurinë e personave publik por ai u refuzua nga shumica. Po ashtu u refuzua edhe iniciativa e Partisë Socialdemokrate për diskutuar në lidhje me propozimet për një set të ligjeve socia-ekonomike, me të cilët synohej të ndalet shitja e ndërmarrjes “Aeroportet e Malit të Zi.” Mbledhja kaloi me akuza dhe debate të ashpra në mes deputetëve të Frontit Demokratik dhe PDS-së, për çka u dhanë edhe masa paralajmëruese.