Mblidhen 600 nënshkrimet e nevojshme: Pylli i Pishave do të diskutohet në Kuvendin Komunal
Prej tvteuta10:08, 14 Tetor 2019
Në shetitoren e Ranës në Ulqin aktivistët e sektorit civil kanë arritur të mbledhin 600 nënshkrimet e duhura, me qëllim që mbrojtja e Pyllit të Pishave të hyjë në rendin e ditës së Kuvendit Komunal. Sektori civil dhe një pjesë e mirë e qytetarëve duan që Pylli i Pishave të mbetet shetitore pa ose me ndërtime minimale. Ata gjithashtu kërkojnë që ajo zonë të mbetet pronë e Komunës së Ulqinit dhe jo ti kalojë Qeverisë së Malit të Zi, çka synon të bëjë pushteti lokal në këmbim të daljes nga problemet e fundit financiare.