Mblidhen 280 mije euro per Emron. Ndihmat vazhdojne

Prej tvteuta00:41, 20 Korrik 2019

Sonte ne emisionin   “Shqiptaret per shqiptaret”  u be prezantimi I  rastit te  bashkeqytetarit tone Emro Abazit ne te cilin u be apel per ndihme nga shqiptaret ane e mbane botes. Fillimisht  Elvis Naci beri donacionin prej 5100 euro dhe ftoi te gjithe shqiptaret qe te kontribuojne  sipas mundesive qe kane. Ne studio te ftuar ishin familjare dhe te afermit  te cilet folen meshume mbi situaten e Emros.

Halla Albana Haliloviq gjate emisionit spjegoi ne detale  situaten dhe ecurine e semundjes, duke dhene shpresat  me pozitive per  sherim, duke u bazuar  te praksat e mehershme te personave qe kane kaluar kete semundje e me te cilet Emroja eshte ne te njejtin grup. Motra Noemi Abazi me shume emocione  ka treguar jeten e Emros nga femijeria e deri tani ne momentet e semundjes neper te cilat po kalon, duke e cilesuar ate me nje engjell te verrtet. Edhe familjari Munib Abazi nepermjet emocioneve  u fokusua tek organizimet te cilat po behen  ne Ulqin me nje zemer dhe vullnet shume te madh, madje te paspjegueshem. Te gjithe ata ne cdo moment  kane falenderuar  te gjithe njerezit qe kane kontribuar dhe I kane ftuar per ndihme deri ne realizimin e shumes totale prej 450 mije eurosh, te cilat duhen ti paguhen urgjentisht spitalit.

Sipas halles Albanes, kjo semundje kushton shume sepse trajtimi eshte nje zbulim I ri dhe shume  delikat dhe eshte e vetmja shprese e sherimit te Emros.

Deri me tani ne fondet e hapura jane grumbulluar rreth 280 mije euro.

I tere Ulqini gjate  tere dites ishte ne ndihmen e Emros. Te gjitha lokalet  dhe i tere afarizmi po punon  per te grumbulluar  shumen e duhur  dhe vlen te permendet shuma e donuar e qytetarit nga Tivari I cili beri donacionin prej 30.000 eurosh.

Aksionet  humanitare do te vazhdojne edhe gjate dites se neserme  nga individet, afaristet dhe institucionet, kurse te dielen te gjitha anijet dhe gjysemnendetesja do te punojne vetem per Emron.

  • 1

    Radio