Sociale

Sociale Më shumë

Mbledhja e trupit koordinues: Vazhdon përsëritja e problemeve të njëjta

Prej tvteuta19 July 2017

Në mbledhjen e sotme të trupit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik pjesmarrësit diskutuan në lidhje me problemet që duhen tejkaluar, shumica prej të cilëve vazhdojnë të përsëriten megjithë tentativat e insitucioneve të ndryshme për kapërcimin e tyre. Pakënaqësi vazhdon të ketë akoma me hedhjen e mbeturinave në prapavijë të plazheve, taksistët ilegal si dhe zhurmën e disa lokaleve në Ranë. Shefi i policisë komunale Saubih Mehmeti tha se problemi me zhurmën është pasojë edhe e rregullave të caktuara për nivelin e saj, i cili është shumë i ulët , pasi vetë zhurma e njerëzve , pa muzikë, e tejkalon limitin e lejuar. Problem tjetër janë edhe taksitë ilegal, të cilët tha Mehmeti janë lajmëruar në polici por nuk janë marrë masa ndaj tyre. Koordinatorja e drejtorisë së inspektimeve për Ulqin Svetllana Shljivançanin, tha se plazhet në përgjithësi i respektojnë të gjitha rregullat dhe janë model se si duhet të punohet, dhe në anë tjetër kërkoi më shumë bashkëpunim për identifikimin e objekteve që ofrojnë shërbime turistike pa lejen e duhur. Kryetari i Komunës Nazif Cungu kërkoi nga të gjithë institucionet që njëherë e mirë të merren me zgjiedhjet konkrete dhe jo me akuza ndaj njëra tjetrës pasi me to nuk kryhet kurrgjë. Ai gjithashtu potencoi nevojën e një bashkëpunimi më të koordinuar në mënyrë që këto probleme të eliminiohen sa më shpejt.