TURIZËM Më shumë

Mbledhja e Trupit koordinues: Gjendja nuk është në nivel, vazhdon përsëritja e problemeve

Prej tvteuta16:18, 4 Korrik 2019

Sot u mbajt  mbledhja e Trupit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik në Komunën e Ulqinit. Kryetari Loro Nrekiq cili edhe ka udhëhequr mbledhjen u shpreh se është pjesërisht i kënaqur me zbatimin e detyrave që i kanë marrë përsipër sekretariatet dhe institucionet relevante që nga mbledhja e kaluar. Probleme të njëjta përsëriten tash 20 vite, dhe ka ardhur koha që të merren iniciativa konkrete për zbutjen e këtyre dukurive, duke përmendur këtu regjistrimin e turistëve,largimin e lypsarëve,problemin e uzurpimit të hapësirave publike dhe trotuarëve, orarit të punës së objekteve të përkohshme ,taksistët ilegal etj, tha Nrekiq. Sipas tij, fokusi i inspekcioneve duhet të jetë tek hotelet dhe shtëpiat private që kanë kapacitete të mëdha të shtretërve dhe nuk i kanë regjistruar. Vendosja e Parking Shërbimit sipas të pranishmëve ka dhënë rezultate të mira dhe nga fillimi i zbatimit të pagesës në qytet ka më shumë hapsirë për parkim.

  • 1

    Radio