Aktuale Më shumë

Mbledhja e Qeverisë së Malit të Zi: Hiqen vizat dhe vendoset linjë direkte ajrore me Arabinë Saudite

Prej tvteuta15:30, 26 Maj 2022

Qeveria e Malit të Zi mbajti sot mbledhjen e radhës në të cilën u miratuan disa vendime të rëndësishme. Mbledhja filloi me një minut heshtje me rastin e përvjetorit të deportimit të refugjatëve nga Bosna dhe Hercegovina nga Mali i Zi. Në seancë u miratua vendimi për heqjen e vizave për shtetasit e Arabisë Saudite në kuadrë të sezonit turistike, si dhe vendosja e linjës direkte ajrore me këtë vend. U miratua edhe informacioni për blerjen e automjeteve për Ministrinë e Punëve të Brendshme , ndërsa Abazoviq njoftoi edhe mundësinë që në të ardhmen shtetasit e huaj të mund të marrin vizat e Malit të Zi  edhe në mënyrë elektronike.

U diskutua edhe informacioni për përgatitjen e Projektligjit për Qeverinë e Malit të Zi. Nënkryetari Rashko Konjeviq tha se informacioni përmbante atë që ishte kryer në periudhën paraprake. “Deri më 10 qershor ministri i administratës publike dhe zv.kryeministri janë të detyruar të propozojnë formimin e grupit punues,  i cili do të përmbushë detyrimet nga aktet e ndryshme ligjore”, sqaroi Konjeviq. Ai kujtoi se Mali i Zi është i vetmi vend në rajon që nuk ka një akt të tillë ligjor.

Pa diskutim u miratua edhe propozim vendimi për bartjen e së drejtës së disponimit me patundshmëri Komunës së Tuzit me qëllim të ndërtimit të stadiumit të KF “Deçiq”. Abazoviq shprehu dëshirën që edhe Podgorica të ketë një stadium modern, dhe se do të donte që  Ministria e Sportit së bashku me Kryeqytetin dhe Federatën e Futbollit të Malit të Zi (FSCG), ta konsideronin këtë mundësi.

  • 1

    Radio