Slider Më shumë

Mbledhja e 8 përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë, nënshkruhen 19 marrëveshje

Prej tvteuta14:56, 20 Qershor 2022

Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës po zhvillojnë në Prishtinë mbledhjen e 8 të përbashkët të dy kabineteve qeveritare. Fjalën hapëse të kësaj mbledhje e ka mbajtur kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Gjatë fjalës së tij, Kurti është shprehur se bashkëpunimi mes dy shteteve tona nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë e më intensiv.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama kërkoi që më 28 Nëntor kur bëhen 110 vjet nga Pavarësia e Shqipërisë, të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes Kuvendeve të Shqipërisë e Kosovës.

Në këtë mbledhje të 8 të dy qeverive, u nënshkruan 19 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës.

  • 1

    Radio