Sociale Më shumë

Mbledhja e 11-të e Trupit Këshillues për Kriporen: Studimi vërteton rëndësinë e madhe që ka Kriporja

Prej tvteuta15:43, 19 Shkurt 2018

Në mbledhjen e 11-të të Trupit Këshillues për Kriporen e Ulqinit, të udhëhequr nga Azra Vukoviq, morën pjesë përfaqësuesit e ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm, Parqeve nacionale, nga OJQ Martin Shnajder Jakobi, dhe ish drejtori i Kripores Anton Kastrati.

Në mbledhje u fol për rëndësinë e shkëmbimit të informacioneve nga ana e të gjithë pjesmarrësve në trupin këshillues, si dhe për rëndësinë që ka Kriporja në ruajtjen e biodiverzitetit të kësaj zone, çka e tregon edhe studimi i përfunduar në fund të vitit 2017. Studimi gjithashtu tregon se në Kripore nevojiten investime të konsiderueshme për përmirsimin e infrastrukturës aktuale. Në lidhje me prodhimin e kripës, u theksua se kjo duhet të trajtohen në mënyrë profesionale dhe se zgjidhja e statsit të Kripores duhet të jetë konform ligjeve të Malit të Zi dhe , planit hapsinor dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

  • 1

    Radio