Sociale Më shumë

Mbishkrime shoviniste në xhaminë e Nikshiqit

Prej tvteuta18:38, 10 Shkurt 2021

Në xhaminë e  Haxhi-Ismailit në Nikshiq persona të paidentifikuar kanë vendosur mbishkrime të papërshtatshme nacionaliste, duke aluduar për masakrën në Srebrenicë. Imami kryesor për Podgoricën dhe Nikshiqin, Xhemo Rexhematoviq, u bëri thirrje autoriteteve për të gjetur autorët, ndërsa imami i Nikshiqit, Damir Hoxhiq, tha se Nikshiq nuk ishte dhe nuk do të jetë Srebrenica. Në xhami u vizatua një kryq me katër S, dhe gjithashtu ishin shkruar mesazhet “Turq” dhe “Srebrenica”. Rexhematoviq, i quajti të turpshme mbishkrimet në xhami dhe vlerësoi se akti është një veprim i turpshëm nga individë të papërgjegjshëm. “Shpresoj se nuk është në shërbim të fushatës zgjedhore në Nikshiq. Ky nuk është një incident, ky është një trend që po vazhdon për një kohë të gjatë. Filloi në Pljevlja, përtej Berane, tani në Nikshiq. Aautoritetet duhet të kishin gjetur të gjithë autorët e krimit deri tani. “tha Rexhematoviq për RT e MZ. Ai gjithashtu falenderoi organizatat joqeveritare dhe fetare për përkrahjen e tyre ndaj komunitetit islamik  në Nikshiq.

  • 1

    Radio