Rajoni/Bota Më shumë

Mbi 30 fëmijë të vdekur në Egje në 48 orët e fundit

Prej tvteuta11:11, 31 Tetor 2015

Në një varr masiv për refugjatët është shndërruar deti Egje pas tragjedive të njëpasnjëshme në ditët e fundit pranë ishujve grekë, ku shumica e viktimave janë fëmijë të vegjël. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, nga 2 shtatori deri në 30 tetor të këtij viti mbi 100 fëmijë të vegjel, 31 prej të cilëve vetëm në 48 orët e fundit, janë mbytur në përpjekjet e prindërve të tyre për të lënë pas Sirinë dhe zonat e tjera të luftës në Lindjen e Mesme. Në dy ditët e fundit pranë ishujve grekë janë mbytur gjashtë barka me qindra refugjatë, dy në ishullin e Lesbos, një në Agathonisi, dy në Samo dhe një në Kalimno.

  • 1

    Radio