Sociale Më shumë

Mbi 2 mijë kërkesa për nostrifikim, refuzohen 16 diploma

Prej tvteuta10:04, 28 Dhjetor 2016

Nga fillimi i vitit pranë Ministrisë së arsimit janë dorëzuar 2295 kërkesa për nostrifikim të diplomave të huaja, nga të cilat janë refuzuar 16 prej tyre, njoftohet nga ministria. Në këtë periudhë janë inicuar edhe dy vepra penale për falsifikim të diplomave të huaja , çka është shumë më pak se një vit më herët kur u dorëzuan 10 të tilla. 16 aplikimet e refuzuara janë për arsye të pamundësisë që të verifikohet autenticiteti i institucioneve që i kanë lëshuar ato. Numri më i madh i tyre janë nga Ukraina, 5 , 4 nga Rusia, 2 nga Britania e Madhe, kurse me nga një Gjeorgjia , Spanja, Franca, SHBA dhe Shqipëria.

  • 1

    Radio