Sociale

Sociale Më shumë

Mbi 1400 punonjës mjeksor të papunë

Prej tvteuta29 November 2016

Sipas të dhënave të Entit për punësim, në Mal të Zi aktualisht janë të papunë mbi 1400 persona që kanë përfunduar fakultetin e mjeksisë dhe degëve të tjera medicinale. Prej tyre 252 janë stomatologë, kurse 1112 i takojnë profileve të tjera. Numrin më të madh e përbëjnë teknikët e medicinës, motrat medicinale dhe doktorët e medicinës. Sipas përfaqësuesve të sindikatit të shëndetit, një nga arsyet e papunsisë është edhe problemi i specializimit të atyre që përfundojnë shkollimin, programi për të cilin nuk ka ndryshuar prej vitit 1998.