Mbeturinat dhe kafshët e ngordhura me ditë lundrojnë në Bunë

Prej tvteuta15:53, 30 Shtator 2019

Ka rreth dhjetë ditë që në Lumin Buna lundron një sasi alarmante e thasëve të mbushur me mbeturina dhe pula të ngordhura, treguan në bisedë telefonike për TV Teuta antarët e Shoqatës së pronarëve të shtëpizave në Bunë. Sipas tyre, kjo gjendje mund të sjellë epidemi dhe se për problemin kanë njoftuar edhe organet kompetente, por deri tani nuk ka pasur kurrfarë reagimi. Njëri prej tyre, Sasha Çapunoviq, tha për televizionin tonë se thasët janë gjendur nga peshkatarët dhe se supozohet që vijnë nga ana e Shqipërisë. Kjo nuk është hera e parë që Buna ndotet në këtë mënyrë. Vitin e kaluar në të u gjenden sasi të mëdha të ushqimit të prishur, por deri sot nuk janë identifikuar autorët. Nga Shoqata e pronarëve të shtëpizave thonë se problemi i hedhjes ilegale të mbeturinave në Bunë po bëhet gjithnjë e më i madh,  dhe u bëjnë thirrje organeve përkatëse që sa më shpejt të marrin masat e duhura.

  • 1

    Radio