Aktuale Më shumë

Mbështetja e Francës në nismat kundër korrupsionit

Prej tvteuta09:36, 17 Qershor 2022

Ambasadori i Francës në Mal të Zi  Kristian Timonije mbështeti iniciativat kundër korrupsionit të zbatuara nga Qeveria e 43-të e Malit të Zi dhe ofroi ndihmën e shtetit të tij në hartimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit.Ai ka biseduar me ministrin pa portofol, Zoran Milaniq, dhe me këtë rast ka theksuar se “Franca është dashamirëse e projekteve që Qeveria planifikon t’i realizojë në luftën kundër korrupsionit” dhe ofroi mbështetje teknike dhe të ekspertëve.“Ne presim që Strategjia të përfshijë një analizë të treguesve konkretë në këtë fushë dhe suksesi varet edhe nga reforma e gjithë shoqërisë, për të ndryshuar situatën në terren”, tha Timonije.

Ministri Milaniq e informoi mysafirin për përgatitjet për formimin e Këshillit Nacional për Luftën kundër Korrupsionit dhe theksoi se në përbërje, përveç përfaqësuesve të institucioneve ekzekutive, do të jenë edhe përfaqësues të prokurorisë, gjyqësorit, shoqatave të biznesit dhe shoqërisë civile.

  • 1

    Radio