Mbështetja e fortë e Italisë për rrugën evropiane të Malit të Zi
Prej tvteuta15:12, 12 Shtator 2023
Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Matarela, tha se Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen e plotë dhe bashkëpunimin e dobishëm të Italisë për të gjitha reformat që vendi duhet të zbatojë.
Kështu ka thënë Matarela gjatë një takimi me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Millatoviq ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në atë vend me ftesë të Presidentit të Republikës së Italisë Sergjo Matarela. Milatoviq u prit në Romë me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore.
Dy burra shteti vlerësuan se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Italisë janë të shkëlqyera dhe kuptimplota. Sipas njoftimit për media, Millatoviq ka theksuar se vizita në Itali është vizita e parë në një shtet anëtar të G7-ës që nga marrja e detyrës.
“Ardhja ime në Itali në kuptimin simbolik tregon se Mali i Zi nuk ka një partner më të natyrshëm dhe një fqinj më të afërt në anën tjetër të Adriatikut se Italia, me të cilën është i lidhur si nga lidhjet historike, ashtu edhe nga bashkëpunimi intensiv politik dhe ekonomik. Të dy vendet janë partnerë në një sërë nismash rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe u forcuan më tej nga aleanca në Aleancën e NATO-s. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e përgjithshme dhe të vazhdueshme të Italisë për realizimin e prioritetit tonë të politikës së jashtme – anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Jam i sigurt se mund të llogarisim në mbështetjen e fuqishme të Romës në periudhën e ardhshme”, tha Millatoviq.
Ai ftoi presidentin Matarela të vizitojë Malin e Zi, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së dialogut politik në nivel të lartë.