Mbappe bën gjest të turpshëm (VIDEO)
Prej tvteuta14 November 2022

Futbollisti i Paris Saint Germain Kylian Mbappe, e ka bërë një gjest shumë të pahijshëm ndaj ish-futbollistit të PSG-së Ruiz Atil, i cili tani luan për ekipin e Auxerre-it. Mbappe në tunel e ka rrëmbyer organin gjenital duke e provokuar futbollistin kundërshtar, i cili nuk reagoi fare. E kjo ka shkaktuar “stuhi” në rrjetet sociale. Kudo pamjet nga ky rast janë bërë virale. Parisi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:0, derisa Kylian Mbappe e shënoi golin e parë. Ndiqni pamjet nga ky incident.