MAZHORANCA PARLAMENTARE KËRKON QË MË 12 SHTATOR TË MERRET SËRISH NJË VENDIM PËR BANKËN ZHVILLIMORE
Prej tvteuta11:56, 27 Gusht 2024
Më 17 gusht Kuvendi miratoi Ligjin për Bankën Zhvillimore, kurse Presidenti i vendit Jakov Milatoviq e ktheu për rishqyrtim.
Deputetët e shumicës parlamentare kërkuan që më 12 shtator të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, në të cilën do të vendoset sërish për projektligjin për Bankën Zhvillimore të Malit të Zi.
Kërkesa për mbajtjen e seancës është paraqitur nga klubet parlamentare të Lëvizjes Evropa Tani, Demokracia e Re Serbe, Demokratët, Partia Boshnjake, Partia Popullore Demokratike, Partia Popullore Socialiste -CIVIS dhe Forumi Shqiptar.