Aktuale Më shumë

Mazhoranca nuk pajtohet me vendimin e Gjukanoviq. Kërkojnë reagim nga Gjykata Kushtetuese

Prej tvteuta17:46, 17 Mars 2023

Deputetët e shumicës parlamentare dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese Propozimin për të vlerësuar përputhshmërinë e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, i cili u miratua mbrëmë nga presidenti Millo Gjukanoviq, njoftuan nga Kabineti i kryetares së Kuvendit, Danijella Gjuroviq.

Gjithsej 41 deputetë i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese miratimin e një mase të përkohshme që do të pezullojë vendimin e presidentit deri në momentin kur në zgjedhje do të zgjidhet presidenti i ri.

Nga Kabineti theksojnë se pas votimit të mosbesimit të Qeverisë së 43-të, sipas Kushtetutës, Gjukanoviq ishte i obliguar të propozojë të mandatuarin për formimin e qeverisë së re, gjë që nuk e ka bërë deri më sot. Ata thonë se kur Kushtetuta parashikon kushtet bazë nga të cilët mund të shpërndahet Kuvendi, është e qartë se plotësimi i atyre kushteve përcakton mundësinë e miratimit të dekretit, ndërsa mungesa përjashton mundësinë e miratimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit.

Edhe kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq, ka vlerësuar se dekreti i Gjukanoviq nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe u bëri thirrje gjyqtarëve të kësaj gjykate që “të zgjohen”. Sipas tij, Gjukanoviq më shumë e ka problem se si të ruajë nga shkatërrimi klanin “Kavaç”  se kur do të mbahen zgjedhjet.

  • 1

    Radio