Aktuale Më shumë

Mazhoranca ende nuk dorëzohet. Përpjekje për të bindur Danilloviq, në lojë edhe Camaj?

Prej tvteuta18:27, 15 Mars 2023

Shumica parlamentare nuk heq dorë nga qeveria e re e cila do të kryesohej nga kryeministri aktual Dritan Abazoviq. Siç mëson jozyrtarisht “Dan” nga burime të besueshme, subjektet po negociojnë intensivisht dhe besojnë se në fund do të arrihet një marrëveshje.

Ata po përpiqen të bindin Malin e Zi të Bashkuar, gjegjësisht liderin Goran Danilloviq, që të ndryshojë qëndrimin e tij dhe të pajtohet me marrëveshjen. Gjithashtu, ka mundësi që deputeti i Forumit Shqiptar që do të zëvendësojë në Kuvend kreun e Forcës Genci Nimanbegu (Nikollë Camaj), të pranojë të japë përkrahjen. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, hapet rruga për lëvizjen e radhës të kreut aktual të shtetit, Millo Gjukanoviq. Ai mund ta shpërndajë Kuvendin më 16 mars, kur skadon afati për formimin e qeverisë së re.

Kjo do të thotë se do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe data e parë e mundshme për mbajtjen e tyre është 21 maji – Dita e Pavarësisë së Malit të Zi. Burime pranë Gjukanoviq kanë thënë për “Dan” se ende nuk janë të sigurt se cili do të jetë vendimi i tij, sidomos duke pasur parasysh se të dielen mbahen zgjedhjet presidenciale.

  • 1

    Radio