Sociale Më shumë

Mavriq: Pas maskave, në plan edhe prototipi i respiratorit

Prej tvteuta16:37, 4 Prill 2020

Ardian Mavriq nga Ulqini këto ditë është në qendër të vëmendjes për punimin e maskave tredimensionale mbrojtëse, të cilat u janë shpërndarë të punësuarve në shëndetësi. Mavriq për punimin e tyre shfrytëzon teknologjinë e printuesve tredimensional, e cila kohët e fundit po aplikohet gjithnjë e më shumë edhe në sektorë të tjerë. Megjithatë, punimi i maskave nuk është synimi i vetëm. Ai për TV Teuta zbuloi se në bashkëpunim me persona të tjerë janë duke punuar për të realizuar prototipin e parë të respiratorit, për të cilët ekziston nevojë e madhe. Mavriq thotë se për këtë nevojitet shumë punë por shpreson që rezultati të jetë pozitiv dhe të përfundohet së shpejti.

  • 1

    Radio