Mavriq dhuron rrogën e këshilltarit për fëmijët
Prej tvteuta15 December 2016
Këshilltari i Forcës së Re Demokratike Ardian Mavriq, ka vendosur që kompensimin e tij mujor prej 150 eurove si këshilltar në Kuvendin e Ulqinit, ta dhurojë komplet në formë humanitare, dhe atë deri në përfundim të mandatit në vitin 2018.
Sipas postimit të tij në faqen facebook, Mavriq ka ka kërkuar që ky donacion ti dhurohet Qendrës ditore “Sirena” dhe “Punishtes artistike për fëmijë – Art Dulcinium”, me qëllim që kjo ndihmë të shfrytëzohet për nevojat e fëmijëve dhe afirmimin e tyre.