Materniteti i Ulqinit në prag të mylljes
Prej tvteuta15:32, 15 Janar 2019
Në Maternitetin e Ulqinit në vitin 2018 kanë lindur vetëm 16 foshnje, kurse në vitin 2019 deri tani vetëm 1. Nga hapja e tij në vitin 2005 e gjer në ditën e sotme këtu kanë lindur 1.590 foshnje. Shefja e Maternitetit Zylfije Gjoni Duraku, shprehet e brengosur për fatin e mëtejmë të maternitetit, sepse ka një rënie drastike të lindjeve. Faktori kryesor që ndikon në këtë sipas saj është mungesa e sallës së operacionit, pasi nënat e reja nuk duan ti nënshtrohen rrezikut të mundshëm, por edhe urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë që në Maternitet të lindin vetëm rastet urgjente të cilat nuk mund të mbërrijnë deri në spitalin e Tivarit. Gjoni në fund të vitit 2018 është drejtuar me një letër përfaqësuesëve të lartë të Qeverisjes vendore,përfaqësuesëve të liderëve politik,KKSH,Ministrisë për Pakica dhe nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi që të ndërmarrin masa urgjente për kompletimin e Maternitetit me sallë të operacionit,dhe transfuzionit të gjakut. “Komplikimet ndodhin kudo, në spitale dhe klinika, por ndryshimi është se ato kanë mundësi ta zgjidhin komplikimin aty për aty, mbasi posedojnë sallat e operacionit, dhe të gjitha kushtet tjera të nevojshme për lindje me sukses.”,thotë Duraku.