Matern: Rezultatet e hetimeve të jenë bindës për të gjithë
Prej tvteuta9 December 2016
Ambasadori i Gjermanisë në Mal të Zi, Ginter Matern, tha se qeveria e vendit të tij është mjaft e shqetësuar për bojkotin e Kuvendit nga ana e opozitës. Ai gjithashtu shprehu mendimin se rezultatet e hetimeve për tentativën e grushtit të shtetit në ditën e zgjedhjeve duhet të jenë bindës, si për faktorët vendas ashtu edhe për ato të huaj. “Është në duart e organeve kompetenete hetimore që plotësisht të zbardhin ngjarjet e ditës së zgjedhjeve. Rezultatet e hetimeve , të përcjellura edhe nga vendimet gjygjsore , duhet të jenë bindës për faktorin ndërkombëtar, por sidomos për atë vendas, në mënyrë që ti bindin deputetët e opozitës të marrin pjesë në punën e Kuvendit”, përfundoi Matern.