Masë arresti për shkaktarin e zjarrit

Prej tvteuta29 August 2016

Prokurori i shtetit në Ulqin ka vendosur masën e arrestit prej 72 orësh për Arif Osmanin, të dyshuar si shkaktarin e zjarrit në Malin e Bardhë, i cili rrezikoi seriozisht  shtëpitë dhe objektet e tjera. Pas një lufte dy ditore me zjarrin, Shërbimi i mbrojtjes dhe i shpëtimit nga Ulqini, të ndihmuar nga qytetarët e shumtë dhe kolegët e tyre nga qytetet e tjera, arritën që ta lokalizojnë dhe vendosin atë nën kontroll. Fatmirësisht , përveç djegjes së dy objekteve montazhi, nuk janë regjistruar dëme të tjera, kjo falë edhe reagimit të menjëhershëm të zjarrëfikseve.