Aktuale Më shumë

Masat e reja: Hiqet kufizimi i numrit të personave në ambientet e hapura dhe të mbyllura

Prej tvteuta15:01, 20 Maj 2022

Nga sot në Mal të Zi hiqet kufizimi i pranisë së numrit të personave në ambiente të hapura dhe të mbyllura, sipas masave të reja kundër koronavirusit të miratuara nga Qeveria. Siç njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë, vendimi i Qeverisë bazohet në situatën aktuale epidemiologjike dhe analizën e plotë të numrit të rasteve të reja dhe treguesve epidemiologjike, si dhe parametrave krahasues në lidhje me situatën në vendet e rajonit dhe më gjerë.

“Qeveria ka vendosur të miratojë masa të reja kundër koronavirusit, të cilat hyjnë  në fuqi nga dita e sotme, dhe me të cilat hiqet kufizimi i numrit të personave në ambientet e hapura dhe të mbyllura, në varësi të kapacitetit të tyre, por vazhdon të mbetet si një rekomandim i fortë “, thuhet në deklaratë.

Ende rekomandohet përdorimi i maskave mbrojtëse për personat që vuajnë nga sëmundjet kronike, ata të moshuar dhe me imunitet të dobët, veçanërisht nëse qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Të gjitha masat e tjera të vlefshme, mbesin në fuqi deri më 2 qershor.

Nga ministria theksojnë se do të monitorojnë zhvillimin e situatës epidemiologjike , e cila mund të ndikojë në propozimin e  masave të reja.  “Një rekomandim i fuqishëm ende vlen për vaksinat sidomos dozën e tretë, veçanërisht për grupet e rrezikuara,” thuhet në  deklaratë.

 

 

  • 1

    Radio