Slider Më shumë

Masa të zbutura epidemiologjike

Prej tvteuta11:28, 17 Shkurt 2022

Në konferencën për media për gjendjen aktuale epidemiologjike, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Igor Galiq, prezantoi masat e reja, të zbutura që do të jenë në fuqi nga e premtja, 18 shkurt deri më 4 mars 2022.

Këto janë masat e reja që do të vlejnë nga nesër:

 

  • Lejohet mbajtja e dasmave, ditëlindjeve dhe festimeve të tjera private me posedim të certifikatës dhe sigurimin e hapësirës prej 10 metrash katrorë për person.

 

  • Kompanitë dhe sipërmarrësit e veprimtarive hotelierike (restorante, kafene, kafeteri mogu) mund të organizojnë punë nga ora 7 e mëngjesit deri në 1 pas mesnate.

 

  • Programi muzikor (muzikë live) dhe transmetimi i muzikës lejohet gjatë orarit të plotë të punës
  • Lejohet pranimi i ngushëllimeve dhe kryerja e varrimeve në prani të deri në 50 personave, me respektim të detyrueshëm të masave epidemiologjike.

  • 1

    Radio