Sociale Më shumë

Masa të reja në fillim të javës

Prej tvteuta18:55, 6 Dhjetor 2020

Në fillim të javës, qeveria do të miratojë një seri të re masash kundër epidemisë kovid19  dhe në seancën e dytë të këtij organi, do të formohet Këshilli për përcjelljen  i cili do të jetë përgjegjës për përcjelljen e epidemisë, tha Ministrja e Shëndetësisë Jellena Boroviniq Bojoviq, transmeton gazeta Pobjeda. Do të formohet gjithashtu një komision, i cili do të përbëhet, siç tha ajo, nga ekspertë apolitik.   “Ne do të propozojmë dhe miratojmë një seri të re masash në fillim të javës, të cila do të hyjë në fuqi menjëherë dhe në seancën e dytë të Qeverisë, siç kërkohet nga protokolli, të formojë një këshill qeveritar për të monitoruar luftën kundër koronavirusit. Dhe Ministria e Shëndetësisë shumë shpejt do të formojë Komisionin për luftën kundër kuronës, i cili do të veprojë në parimin e ekspertëve dhe do të jetë një organ absolutisht apolitik, i cili do të përqendrohet ekskluzivisht në interesat dhe shëndetin e qytetarëve. Kemi rënë dakord që në komision  do të ketë krejtësisht ekspertë të rinjë, të cilët do të jenë kuadro të bazuar në parimin apolitik , “theksoi Boroviniq Bojoviq.

  • 1

    Radio