Sociale Më shumë

Masa rigoroze për gjuetarët

Prej tvteuta16:38, 10 Tetor 2015

Sezoni i gjuetisë zyrtarisht është shpallur i hapur në muajin gusht, kurse tani në periudhën e muajit tetor është hapur për derrin e egër dhe ljepurin, kështu u shpreh drejtori i NP për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave Ulqin, Ajet Zaga i cili është i kënaqur me mirvajtjen e sezonit të gjuetisë.

Zaga tha se edhe këtë vit ka të interesuar gjuetar nga vende të ndryshme të Europës, por më së shumëti nga Italia.

Teritori i gjuetisë është mjaft i zgjeruar, por kanë shpallur rezervat të përkohshëm zonën nga ura e Mërkotit e deri në Shtegvashë, ku të drejtë për gjahë kanë të gjithë ato të cilët posedojnë lejen e gjuetisë.

Sipas drejtori të kësaj ndërmarrje këtë vit do të ketë masa më rigoroze, duke theksuar se në bashkëpunim me polici do të kryhet kontrolli i dokumentave të gjuetarëve të cilët do të gjinden në terenet e gjuetisë.

  • 1

    Radio