Sociale Më shumë

Masa më rigoroze për përdorimin e duhanit

Prej tvteuta09:55, 21 Nëntor 2017

Me propozimin e ligjit të ri për kufizimin e përdorimit të duhanit, i cili duhet të përfundojë deri në fund të vitit, parashikohet një numër i ndalimeve të reja që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të njeriut. Gjobat për përdorimin e duhanit në vendin e punës apo vendet publike si dhe dhomat apo apartamentet ku ai është i ndaluar, do të jenë prej 30 deri në 1,000 euro.

“Drafti i propozim-ligjit është i përpunuar dhe në përgatitje janë shqyrtimet publike. Përndryshe, procesi i përgatitjes së ligjit është kompleks dhe përfshin harmonizimin dhe pajtueshmërisë me Komisionin Evropian, si dhe harmonizimin ndërmjet sektorëve të ndryshëm. Me programin e punës së Qeverisë është planifikuar që propozimi për këtë ligj të përfundojë deri në fund të vitit, ” thonë nga Ministria e shëndetësisë.

  • 1

    Radio