Aktuale Më shumë

Marshim në mbështetje të Ukrainës në rrugët e Podgoricës

Prej tvteuta14:47, 3 Prill 2022

Në Podgoricë ka nisur marshimi në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit rus, i organizuar nga Ambasada e Ukrainës në Mal të Zi. Shëtitja, siç ishte planifikuar, filloi nga Ambasada e Ukrainës dhe vazhdoi përmes urës, ngjitur me Parlamentin e Malit të Zi, deri në Sheshin e Pavarësisë.

Të grumbulluarit mbajnë me vete lodra prej pelushi që planifikojnë t’i vendosin pranë ndërtesës së Parlamentit të Malit të Zi.

Ambasada e Ukrainës në Mal të Zi më parë u bëri thirrje të gjithëve që vijnë në marshim që të sjellin një lodër prej pelushi, t’i vendosin pranë ndërtesës së Parlamentit dhe të mbajnë një minutë heshtje në kujtim dhe nderim të fëmijëve ukrainas.

  • 1

    Radio